Shopping Cart

0

Your shopping bag is empty

Go to the shop

Historia Jonë

SI U KRIJUA HËNËZA?

E di që Hënëza është simboli më i bukur përsa i përket bukurisë dhe natyralitetit. Ajo përfaqëson elegancë dhe fisnikëri. Hënëza është krijuar në vitin 2021.

Asaj kohe kam qenë studente në fakultet dhe në lëndën e marketingut,zgjodha që të bëj një video reklamuese të produkteve që unë përdorja për rreth 4 vite dhe ja aty erdhi ideja për të hapur biznesin tim. E vogël në moshë por me plot dëshirë për të punuar për dicka timen, për pasionin tim.

Mënyra sesi unë shpjegoja lidhur me produktet kozmetike ishte tepër e qartë që vizioni im ishte lidhur me to. Cdo gjë e nisa nga 0, me kursimet e mia të vogla arrita të bëja bashkëpunime të ndryshme me influencera, kështu nisi dhe përdorimi i rrjeteve sociale si Tik Tok, ku unë ANISJA CANI u njoha si HËNËZA. Dhe aty nisi rrugëtimi më i bukur që na dërgoi deri këtu, ku ju hyni për të lexuar historinë time.

Eksperte e Bukurisë

Çertefikimi në Romë & Milano.

Më pas u çertifikova në Romë dhe Milano si eksperte e bukurisë. Çertifikatat e marra: Kimia e Kozmetikes & Epoka e re e estetikes rigjeneruese (për lëkurat me barrier të dëmtuar dhe që kanë nevojë për rikuperim), Ndërkohë trajnimet e ndryshme të bëra në Milano nga kompania Revivre Milano përsa i përket sëmundjeve,kurimit dhe problematikave të SKALPIT & GJATËSISË SË FLOKUT.