5 frutat më ndihmuese në përmisimin e lëkurës dhe flokëve
Frutat që sugjerohen të konsumohen për një lëkurë të shëndetshme janë:
Portokalli dhe limoni:
Ky është një frut që duhet të hahet me lëkurë sidomos ato biologjike, jo ato qe janë trajtuar me kimikate sepse vetëm te lëkura gjenden ato substanca që përmbajnë substanca phytochemicals të rëndësishme, të tilla si flavanones, minerale, vitamina dhe një mori të elementeve natyrore, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje. Pjesa e bardhë nën lekure nuk duhet hedhur poshte ,ajo quhet albedo dhe duhet ngrenë edhe ajo. Kjo pjesë është me të vërtetë e çmuar, për zemër, mëlçi, për të mbajtur arterien tonë të pastër. Zbardhin lëkurën sidomos për lëkurat pro njollave kafe dhe që kanë një melani të dobët.
Mango.
Mangot janë të pasura me vitamina A, B, C, E dhe K. Ato gjithashtu përmbajnë aminoacide, flavonoide, kalium., kalcium, magnez, niacinë dhe hekur. Ato janë të larta në fibra dhe të ulëta në natrium dhe kalori. Mangot përmbajnë kuercetinë, një antioksidant që vepron si një agjent anti-inflamator dhe antihistaminik. Ndikon drejtpërdrejt ne përmisimin e lëkurës, ne pore dhe ne teksture.
Molla
Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik. E ëmbël, por edhe e thartë, mollët konsiderohen si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollët përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi.
Luleshtrydhet
Një filxhan luleshtrydhe përmban 136 për qind vitaminë C, një antioksidant që është efektiv në uljen e presionit të gjakut dhe ruajtjen e sistemit imunitar. Vitamina K, kalium dhe magnezi në luleshtrydhe janë gjithashtu të rëndësishme për shëndetin e kockave.
Kivi
Në dy kivi, ju merrni 230% të vlerës ditore për vitaminë C dhe 70% të nevojave për vitaminë K. Kivi gjithashtu ofron kalium, vitaminë E dhe folate. Nga pikëpamja shëndetësore, kivi nuk ka shumë për të mos pëlqyer. Me shumë antioksidantë dhe fibra, kivi ka disa përfitime shëndetësore për të ofruar.